Përfshihet nga flakët traileri me karburant në Rrugën e Kombit

Mbrëmjen e djeshme, një trailer-autobot që transportonte karburant, është përfshirë nga zjarri në Rrugën e Kombit, në kilometrin e 34-të të autostradës.

Flakët shpërthyen në pjesën e pasme të mjetit dhe situata u konsiderua me rrezik të lartë, për shkak të sasisë së madhe të karburantit që ndodhej në depozitë.

Zjarri u lokalizua dhe u fik pa u përhapur në rezervuarët e karburantit, duke shmangur një shpërthim të mundshëm.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit.


Shtuar 10.01.2026 10:59