Spitali rajonal i Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Mësohet se zjarri ka rënë në dhomën e farmacisë së këtij spitali.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.
Paraprakisht mësohet se nuk ka rrezik për pacientët. Ky është rasti i dytë për këtë vit, pasi një tjetër zjarr ra në janar.
Shkaqet janë duke u hetuar./albeu.com