Përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullishtë në Delvinë

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Matomarës në Delvinë.

Forcat zjarrëfikëse të Delvinës, Finiqit dhe Sarandës kanë mbërritur për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Deri më tani ka pasur vetëm dëmtim të zonës me ullishte dhe nuk bëhet e ditur nëse ka pasur banesa pranë.

Gjithashtu ka mbërritur dhe policia e cila po punon për zbardhjen e shkakut të këtij zjarri që shkrumboi sipërfaqen me ullinj.


Shtuar 17.07.2021 19:28