Foto ilustruese
Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në Kamëz.
Sipas njoftimit të policisë zjarri në makinë ka ardhur pas një rrjedhjeje gazi. Brenda në makinë ndodhej drejtuesi O.N, dhe bashkë me të në mjet ishin dhe dy fëmijët e mitur, të cilët kanë marrë plagë të lehta.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com