Një automjet tip “Ford” është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga flakët në qyetin e Durrësit.
Sipas njoftimit të policisë, mjeti është në pronësi të 43 vjeçares, S.C.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, teksa janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës
Më datë 04.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.