Përfshihet nga flakët banesa te “Myslym Shyri”

Një banesë në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë është përfshirë pak më parë nga flakët.
Sipas policisë, raportohet vetëm për dëme materiale.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.03.2021, rreth orës 13:45, në rrugën “Myslym Shyri”, ka rënë zjarr në një banesë ku ka vetem dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.03.2021 14:08