Përfshihet nga flakët autobusi para Ministrisë së Jashtme (VIDEO)

Këtë të premte, një autobus i transportit urban në kryeqytet, është përfshirë nga flakët para Ministrisë së Jashtme.

Sic shihet edhe nga pamjet, autobusi ka marrë flakë në pjesën e motorit, për shkaqe ende të paqarta.

Sakaq, ende nuk dihet nëse autobusi ka pasur pasagjerë në pjesën e brendshme të tij, në momentin e nisjes së zjarrit.