Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, është përfolur shumë si një prej kandidatëve të mundshëm që mund të kandidojë për opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Së fundmi Alimehmeti duket se ka nisur fushatën e tij në rrejtet sociale, pasi ka postuar një foto të rrugëve të bllokuara nga trafiku në kryeqytet.
“Mirëmëngjes nga Tirana jonë e bllokuar, pa qenë as ditë shiu!
Për më shumë, e gjitha kjo kohë humbet duke djegur naftën më të shtrenjtë në Europë!
Dhe, në fund, shkon e punon me nerva që në mëngjes për të marrë rrogën më të ulët në Europë!”, shkruan Alimehmeti.