Përfitimet e jashtëzakonshme që marrim nga gështenjat

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh dhe përveçse janë të mira, gështenjat ofrojnë edhe veti të panumërta terapeutike dhe përfitime shëndetësore.

Në 100 gram gështenja gjenden rreth 40 gram ujë, 40 karbohidrate komplekse, 5 gr yndyrna të shëndetshme, 4 proteina bimore dhe 7 fibra.

Gështenjat përmbajnë gjithashtu vitamina E dhe B, dhe minerale të tilla si kalium, fosfor, kalcium, magnez, natrium, hekur dhe zink. Më poshtë rendisim përfitimet kryesore të gështenjave.Ngopëse.

Përveçse janë të shëndetshme, gështenjat janë një ushqim ngopës falë sasive të mëdha të fibrave dhe karbohidrateve komplekse. Ato mund të përfshihen në dietat dobësuese.

Dhëmbët dhe kockat

Fosfori i gështenjës, magnezi dhe kalciumi na ndihmojnë të mbajmë të shëndetshëm sistemin e kockave dhe të mbrojmë dhëmbët.

Sistemi nervor

Mineralet dhe vitaminat e grupit B të pranishëm në gështenja kontribuojnë në funksionimin e saktë të sistemit nervor dhe në parandalimin e sëmundjeve neurologjike.

Diabeti

Njerëzit me diabet mund të përfitojnë nga ngrënia e gështenjave: karbohidratet e tyre komplekse thithen ngadalë, duke shmangur rritjen e insulinës në gjak.

Aminoacidet

Proteina bimore e gështenjave përmban të gjitha aminoacidet thelbësore dhe kjo është një ndihmë e madhe për njerëzit që ndjekin një dietë vegane dhe për sportistët.

Zemra

Ashtu si arrat, gështenjat janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega 3 dhe omega 6. Kjo është arsyeja pse ato janë të shkëlqyera në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe mbrojtjen e saj.

Kapsllëku

Fibrat e gështenjës rregullojnë florën bakteriale në zorrë dhe tranzitin e zorrëve, duke eliminuar kapsllëkun dhe parandaluar kancerin e zorrës së trashë.

Hipertensioni

Duke qenë të ulëta në natrium dhe të pasura me kalium, gështenjat janë të shkëlqyera për ata që vuajnë nga hipertensioni. Ato janë gjithashtu të dobishme për të luftuar mbajtjen e lëngjeve.

Anemia

Hekuri që përmbahet në gështenja është i shkëlqyeshëm për parandalimin dhe luftimin e anemisë dhe lodhjes kronike.

 


Shtuar 2.11.2022 22:11

koment