Përfaqësuesi i PD hedh akuza: Individë pranë PS kanë dhënë para për të blerë vota

Përfaqësuesi i PD-së Marash Logu ka deklaruar se individë pranë PS në Tiranë kanë dhënë para e përdorur kërcënime për të blerë vota.

Logu ka përmendur edhe emra personash, që sipas tij, kanë dhënë para e përdorur forma të tjera intimidimi për të siguruar sa më tepër vota për PS-në.

“PD ka bërë kallëzim në SPAK për disa persona, që përdornin çdo mjet për të intimiduar zgjedhësit. Është krijuar strukturë e mirfilltë e blerjes së votës. Individë pranë PS kanë dhënë para e kanë përdorur kërcënime për të marrë vota.

Aleksandër Lipivjani është i punësua në shtet, ndërsa edhe të tjerët kanë interesa. Ardian Davidhi, nëpërmjet një shoqërie që e ka nën pronësi ka përfituar kontrata publike. PD ka kallëzuar Tom Doshin”, deklaroi ndër të tjera Logu.

Logu ka përmendur të gjitha kallëzimet që PD ka kryer para, gjatë fushatës dhe theksoi se “PD vlerëson se periudha para e gjatë e pas fushatës u shoqerua me shkelje të rënda të ligjit, kemi depozituar këtë kërkese duke parashturar të gjitha shkeljet e pretenduara në 5 shtylla kryesore”.

Sipas tij, “shtylla e parë ka të bëjë me fenomenin e shpërndarë masivisht për blerjen e votës përmes bashkëpunimit të drejtuesve të lartë politik të PS me individë me rekorde të tmerrshme kriminale”.

Shtuar 25.05.2021 11:05