Perëndimi: Forcat ukrainase kanë vrarë tre komandantë rusë

Zyrtarët perëndimorë kanë konfirmuar se tre komandantë rusë janë vrarë, raporton reporteri politik i Sky, Alix Culbertson.

Gjenerali rus Andrei Sukhovetsky u qëllua nga një snajper dhe ata thanë se një komandant divizioni dhe komandant regjimenti janë vrarë gjithashtu nga forcat ukrainase.

Zyrtari tha: “Vlerësimi im do të ishte se ata komandantë janë vrarë sepse u është dashur të shkojnë më tej dhe më afër frontit.

Ky është një tregues i një shkalle zhgënjimi dhe një shkalle mungesë progresi dhe ata po përpiqen të imponojnë llojin e personalitetit të tyre në fushën e betejës dhe të vënë veten në rrezik personal.”


Shtuar 4.03.2022 16:57