Nga Xhensila Kodra
Të gjithë ata drejtues mjetesh që janë përdorues të lëndëve narkotike do t’u pezullohet leja e drejtimit, pavarësisht nëse ka apo jo mjet të regjistruar në emër të tij. Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili shpjegon në një intervistë për ABC se këta persona mund ta rimarrin patentën vetëm nëse do të negativizohen për narkotike, në të kundërt duhet të rikthehen në autoshkollë për të fituar një lejë të re drejtimi.
“Nëse këtyre u është pezulluar leja e drejtimit për një afat të caktuar dhe brenda këtij afati këta riaftësohen në bazë të mjekimeve që marrin, atëherë do u jepet leja e drejtimit. Në rast të kundërt ata do të hyjnë për të fituar një leje drejtimi të re, në rast se leja e drejtimit nga organet përkatëse u është hequr”.
Që prej fillimit të vitit, Policia Rrugore teston në rrugë edhe drejtuesit e mjeteve që dyshohet se ndodhen nën efektin e drogës. Nëse rezulton pozitiv ai shoqërohet në repartin e toksikologjsë në QSUT.
“Në këtë rast nga shërbimet e policisë rrugore bëhet tërheqja e lejes së drejtimit dhe personat e tillë të cilët ndodhen nën efektin e lëndëve narkotike kanë të drejtë të rimarin ejen e drejtimit vetëm pasi sjellin testin negativ që do bëhet nga organet shëndetësore”.
Koha e rikthimit te patentës tek drejtuesi i mjetit nuk është e përcaktuar, por vendoset nga një komision i posaçëm, i përbërë nga mjekë dhe specialistë të policisë, i cili gjykon mbi bazën e nivelit të drogës në gjak./abcnews.al