Përdhunoi dhe vrau 8-vjeçarin në Fier, Klodian Çalamani sillet me forcë në gjykatë (VIDEO)

 

Klodian Çalamani, i cili përdhunoi dhe vrau djalin 8-vjeçar në Fier ka mbërrtur në gjykatën e Fierit i shoqëruar me forca të shumta policie.

Pas mosparaqitjes në tre seancat e mëparshme me pretendimin se është i sëmurë, autori i vrasjes se Mateo Vasiut , Klodian Calamani , është shoqeruar i detyruar në seancën e sotme në gjykatën e Fierit për t’u përballur me togat e zeza dhe familjaret e 8- vjecarit të ndjerë.

Klodian Calamani i akuzuar për kryerjen e veprave penale “ Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” dhe “ Marëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur” nga e cila mbeti viktime 8- vjecari Mateo Vasiu ka refuzuar paraqitjen ne seancat e mëparshme ku përmes një deklarate bënte të ditur se nuk paraqitej dot në gjykatë për arsye shëndetësore ndërkohë që në seancën e fundit para togave të zeza janë paraqitur prindërit e 8- vjecarit të ndjerë dhe halla e tij ku kanë qëndruar brenda sallës së gjyqit vetëm pak minuta ndërsa togat e zeza i kanë bërë me dije se seanca e radhës do të jetë në datën 21 nëntor në mesdite dhe se autori i vrasjes se djalit të tyre do të shoqërohet i detyruar./albeu.com


Shtuar 21.11.2022 12:15