Telefoni i vajzës 15-vjeçare nga Mirdita dhe 5 personave të arrestuar si të dyshuar për përdhunimin e saj janë dërguar për ekzaminim të specializuar.
Mësohet se në aparatin celular të së miturës janë gjetur biseda dhe mesazhe vetëm të ditës kur është bërë denoncimi, pasi ajo i fshinte në vazhdimësi nga frika e prindërve.
Gjithashtu pritet përgjigja e analizave që do të vërtetojnë nëse personat e vënë nën akuzë dhe që ndodhen me masë sigurie në burg kanë abuzuar seksualisht me të miturën në Mirditë.
Për prokurorinë përgjigja e këtyre do të konsiderohen si provat kryesore që do të vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj 5 të arrestuarve për përdhunimin e të miturës.
Hetuesit kanë dyshime dhe për të paktën 3 persona të tjerë të përfshirë, por ende nuk ka prova të mjaftueshme.
Një gjë e tillë është thënë dhe nga xhaxhai i të miturës para mediave.
Ndërkohë e mitura po mbahet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.