Kryemadhi me tone të ashpra: Nuk kam nevojë as për Bashën e as për Ramën!

Ditën e sotme LSI ka udhëtuar drejt Vlorës ku po prezanton skuadrën e saj për të garuar në zgjedhjet e 25 Prillit.

Nga Vlora, Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me koalicionin e LSI-PD  por shtoi se ajo nuk ka nevojë as për PD e as për PS.

“LSI ka një koalicion parazgjedhor me PD, por jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit e Ramës…”- tha me tone të ashpra Kryemadhi.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

Sot unë dua të jap një mesazh, ne si LSI jemi parti politike që është e majtë, e kemi bërë një koalicon parazgjedhor me PD jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit e Ramës por ne e duam vendin tonë e duke e dashur ne marrim përgjegjësi shumë më të mëdha që kanë të bëjnë jo vetëm me ne por me të ardhmen e të fëmijës që do lindi pas dy muajve, të atyre fëmijëve që sot duan të ikin në kopshte por familjarët s’kanë t’i paguajnë e të ardhmen e qindra mijëra fëmijëve të tjerë që do lindin në të ardhmen. /albeu.com/

 


Shtuar 3.04.2021 11:44