Ish-deputeti Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar, Slai Berishën.
Balliu ka dalë kundër vendimit të kryedemokratit duke deklaruar se vendimi ishte i gabuar, e se do i kushtojë shumë opoziatrizmit në vend.
“Ai ka qenë, është dhe do të mbetet zëri më i fuqishëm opozitar me denoncimet e tij që nga avionët e drogës e deri tek kapja e shtetit…”- shkruan Balliu në Facebook.
POSTIMI:
Përjashtimi i Sali Berishës
kPërjashtim i simbolit të opozitarizmit. Vendimi për përjashtimin e Sali Berishës është një vendim i gabuar që nuk i kushton vetëm Partisë Demokratike por i kushton shumë opozitarizmit në Shqipëri.
Nuk merren vendime të momentit për politikanë të gjithëkohshëm. Ai ka qenë, është dhe do të mbetet zëri më i fuqishëm opozitar me denoncimet e tij që nga avionët e drogës e deri tek kapja e shtetit.
I gjithë lidershipi i Partisë Demokratike ishte kokëulur në selinë e PD përballë simpatizantëve demokratë. Asnjë fitore e PD nuk mund të quhet e tillë nëse ajo vjen duke shkelur të drejtat e demokratëve e aq më tepër të liderit historik të saj.
Armiku dhe përballja është dhe duhet të jetë me Edvin Kristaq Ramën, njeriu i cili ka vjedhur shtetin, ka shkatërruar demokracinë, ka vjedhur shqiptarët dhe ka tradhëtuar Shqipërinë duke cënuar interesat tona kombëtare. /albeu.com/