Për pak hodhi gazetaren në greminë, pezullohet nga detyra efektivi i policisë (VIDEO)

Efektivi i policisë që shtyu gazetaren Anila Hoxha dhe një operator drejt një greminë në Dajt është pezulluar nga detyra.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e cila njofton se punonjësi u pezullua menjëherë nga detyra ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

NJOFTIMI:

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë pasditen së sotme me disa gazetarë, në Qafë Mollë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë Sh.T. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit. Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët./albeu.com/


Shtuar 6.11.2021 20:37