Për pak dalin rezultatet në tre bashki, ndiqni AlbEu

Në tre bashki ku votimi dhe numërimi është elektronik, për pak pritet të dalin rezultatet e zgjedhjeve vendore.

Bëhet fjalë për Bashkinë e Elbasanit, në garë Gledian Llatjas (PS) dhe Luçiano Boçit (Bashkë-Fitojmë);

Në Kamëz, Rakip Sulit (PS), Arjan Hoxhës (Bashkë-Fitojmë) dhe Bilbil Bajraktari (PD);

Në Vorë, Blerim Shera (PS) dhe Indrit Hoxha(Bashkë-Fitojmë).

Kujtojmë se në garë janë 144 kandidatë nga 40 parti dhe koalicione, përfshirë dy kandidatë të pavarur. Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të Këshillave bashkiakë, konkurrojnë rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur.


Shtuar 14.05.2023 19:58