Për herë të parë pas 500 vitesh, Venecia hap për publikun atraksionin turistik (FOTO LAJM)

Për herë të parë pas 500 vitesh, Venecia ka hapur për turistët një nga atraksionet e saj, pas një rinovimi që ka zgjatur plot 5 vite.

Bëhet fjalë për Procuratie Vecchie, në sheshin San Marco, që rrethojnë perimetrin e këtij sheshi. Pavarësisht se Procuratie Vecchie fotografohen nga miliona turistë çdo vit, pjesa e brendshme e tyre ka qenë e mbyllur prej shekujsh.

Tani, falë rinovimit 5-vjeçar nga ana e Sir David Chipperfield, ndërtesa madhështore do të mirëpresë turistët edhe brenda saj, duke i lejuar që të shijojnë pamje spektakolare nga tarraca.

Shtuar 17.04.2022 22:33