U deshën vetëm pak ditë që të kuptohej se ajo çfarë tha gazetarja, Ledjona Xheladinajt, brenda shtëpisë së Big Brother Vip lidhur me ish partnerin e saj, është e vërtetë.
Ka qenë vetë ish-bashkëshorti i gazetares, Jorgen Xoxi, i cili pasi e quajti mashtruese ish-partneren e tij, në një deklaratë për “Top Channel”, ka pranuar se Ledjona e ka lejuar vajzën që të vizitojë gjyshërit e saj. Ndërsa, e vogla nuk pranon që të takojë të atin.
“Nuk kam punë me Ledjonën, dua të shoh vajzën time. Vajza vjen te gjyshi te gjyshja, i them hajde te babi, thotë ‘nuk dua’. Unë me vajzën nuk komunikoj të më thotë ça ka, më parë më fliste, e mbaja unë se unë jam babai. Nuk e faktoj dot a ka dorë Ledjona apo jo. Tashi nuk e di a e ka ndaluar. Në Korçë vjen. Nuk e di, e kam kontaktuar dy vite më parë e kam pyetur pse nuk më afrohet çupa, nuk më jepte asnjë përgjigje. Prindërit e mi nuk duhet ta prishin marrëdhënien, mbase se e kanë mbesë. I them pse nuk flisni, thonë ‘nuk duan ta mërzisim, ta bezdisim”, ka thënë Xoxi.
Ndër të tjera ai i ka kërkuar falje të bijës për komentin e pahijshëm që ka lënë ditë më parë në rrjet, ku e quante nënën e vajzës së tij “mashtruese”. Ai ka rrëfyer se pas këtij komenti e bija i ka shkruar, duke treguar se te shkolla i kanë përmendur të atin. Gjithashtu ai ka pranuar se ndarja me Ledjonën ka qenë me mirëkuptim dhe ishin të dy ata që vendosën se martesës së tyre i kishte ardhur fundi.
“Para dy ditësh kur bëra komentin i kishte kërkuar numrin e telefonit prindërve të mi. Më tha ‘pse më ke shkruar ashtu se më thonë te shkolla ç’e kishe atë babin ashtu’, dhe i thash që ‘nuk e kupton akoma je e vogël’. Më lënduan komentet e të tjerëve, se më thanë pse të hodhi poshtë Ledjona. Më 1 dhjetor i thash prindërve që i thoni vajzës që dua ta festoj se kishte ditëlindjen, kishte thënë ‘nuk vij’, nuk doja më tha mua. Ka qenë një ndarje me mirëkuptonim, rrugët tona duhet të ndaheshin. Ramë të dy dakord për ndarjen. Nuk kam unë pse të flas keq, se është nëna e vajzës sime. I kam kërkuar edhe çupës falje për komentin”, u shpreh ai ndër të tjera.
Kujtojmë se më herët, Ledjona ka thënë se me ish-partnerin ka një marrëdhënie të mirë për hatër të vajzës së saj dhe se vogëlushen e ka rritur e vetme. Mirëpo, pas kësaj deklarate të gazetares qarkulloi një koment që ish-bashkëshorti i saj kishte lënë një prej postimeve në rrjetet sociale.
“Mendimi i drejtë nga ana juaj se ajo zonja e vërtetë e ka kujdestari fëmijën por mos të viktimizohet se e di shumë mirë ajo kush e ka rritur, mbajtur, kush e ka veshur, kush e ka dërguar në shkollë etj, etj. Ajo do famë por mos të përdorin gënjeshtrat e të përdorin fëmijën sepse e njohin të gjithë personalitetin e secilit“, ka shkruajtur më herët ish-bashkëshorti i Ledionës.