Pelosi vizitoi Tajvanin, Putin: Strategji e qëllimshme, ishte provokim i SHBA-së

Konferenca ndërkombëtare e sigurisë në Moskë është mbajtur ditën e sotme ku ka folur edhe Presidenti rus, Vladimir Put.

Putin tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të “zvarritnin” konfliktin në Ukrainë dhe se vizita e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në Tajvan në fillim të këtij muaji ishte “tërësisht provokim”.

Të lidhura

None found

“Aventura amerikane në Tajvan nuk është thjesht një udhëtim i një politikani individual të papërgjegjshëm, por pjesë e një strategjie të qëllimshme dhe të ndërgjegjshme të SHBA-së. Është një demonstrim i pacipë i mosrespektimit të sovranitetit të vendeve të tjera,” nënvizoi Putin.

Për më tepër, kreu i Rusisë paralajmëroi se SHBA po përpiqet të largojë vëmendjen e qytetarëve të saj nga “problemet akute” si “rënia e standardeve të jetesës, papunësia, varfëria dhe deindustrializimi”, duke përdorur Moskën dhe Pekinin.”/albeu.com