Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, përmes një postimi në Facebook ka dhënë lajmin e mirë se vatrat e zjarrit në Gjirokastër janë eleminuar.
Më tej në postim, Peleshi shkruan se vigjilenca vazhdon dhe ka kërkuar bashkëpunim komunitar për gjetjen e zjarrvënësit.
“Dielli lind përsëri në Gjirokastër. Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar. Vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm. #Gjirokastra”, shkruan Peleshi./albeu.com