Peleshi: Izolohet dhe shuhet zjarri në Karaburun

Përmes një postimi në Facebook, Ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë lajmin e mirë se zjarri i aktivizuar sot në Karaburun është shuar.

“Dy javë pas shuarjes së vatrës së zjarrit në Karaburun, helikopterit Cougar të Forcave të Armatosura iu desh të rikthehej sërish atje pasi iu vu sërish flaka. Fatmirësisht vatra u izolua në kohë dhe u arrit të shuhej brenda ditës”, shkruan Peleshi./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 21:50