PD: Raporti i KLSH për ISUV nxjerr shkelje të rënda, Vangjeli kërkon largimin e Ramës

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), duke e konsideruar atë një dëshmi të shkeljeve serioze në administratën publike dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se konstatimet e KLSH-së tregojnë një problem të thellë në funksionimin e institucioneve shtetërore, si edhe në mënyrën se si administrohen fondet publike.

Të lidhura

None found

Sipas raportit të KLSH-së, gjatë auditimit të kryer në ISUV janë evidentuar një sërë shkeljesh. Për këto gjetje janë rekomanduar 16 masa organizative, 2 masa për shpërblim dëmi, 4 masa për eliminimin e efekteve negative në administrimin e fondeve publike, si edhe 23 masa disiplinore ndaj punonjësve të institucionit.

PD ndalet edhe te procedurat e tenderimit, për të cilat në raport thuhet se në komisionin e vlerësimit të ofertave ishte përfshirë një person që e kishte nisur marrëdhënien e punës në ISUV 21 ditë pas urdhrit për ngritjen e komisionit.

Në fund të reagimit të saj, Vangjeli thekson se kur shkeljet ligjore dhe parregullsitë institucionale përsëriten, përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm administrative, por duhet të jetë edhe politike, duke kërkuar kështu dorëheqjen e kryeministrit.


Shtuar 27.06.2026 11:40

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas