PD-PS “shtrëngojnë duart”, çfarë nuk u pa nga parlamenti

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, është parë teksa filmonte duart me kolegun e tij socialist Toni Gogu.

Ata duken mjaft miqësor me njëri-tjetrin, në mesin e një debati të ashpër që zhvillohet në Parlament.

Kujtojmë se sot po mbahet seanca maratonë e Kuvendit të Shqipërisë, për votëbesimin e qeverisë së re Rama III.

Gjatë seancës ka patur debate të ashpra dhe akuza të ndërsjellta mes palëve, dhe mungesa e Ramës në punimet e Kuvendit, duket se e ka nxitur edhe më shumë debatin./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 18:02