PD nxjerr videon: Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët, i nxjerr mes katër rrugëve

Partia Demokratike përmes një video ka treguar sesi kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur premtimet e tij për legalizimin e shtëpive të mijëra familjeve në Tiranë, dhe që sot po ua prish për t’u hapur rrugë projekteve të reja.

PD shkruan se sot Rama ka nxjerrë mes katër rrugëve shqiptarët dhe s’i bëhet vonë për ta.

Postimi i PD:

Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do t’u legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallzuar penalisht Erjon Veliajn.

Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.

Edi Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!/albeu.com


Shtuar 4.02.2022 09:50