“PD nuk hyri në zgjedhje për të fituar, por …”, Alibeaj tregon arsyen pse dha dorëheqjen si kryetar i komanduar

Enkelejd Alibeaj i cili dha dorëheqjen si kryetar i komanduar i PD dy ditë më parë, menjëherë aps humbjes së thellë në zgjedhjet lokale, ka tregaur arsyet që e çuan drjt këtij vendimi.

Në një intevistë për News 24 Alibeaj, tha se PD nuk hyri në zgjehdjet e 14 majit për të fituar, por për të mbajtur gjallë partinë dhe atë që ajo përfaqëson.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Si ndodhi dorëheqja?

Alibeaj: Një vit më parë pas dorëheqjes së Bashës një nga nënkryetarët duhet të merrte drejtimin e partisë. mu ofrua drejtimi e nuk mund ta refuzoja.

Ka pasur edhe një vendim të Kryesisë dhe grupit, sipas të cilës në një kohë të shkurtër të zhvilloheshin procedurat për zgjedhjen e kryetarin,. por ishte një kohë e turbullt për PD dhe u mendua që situata të vijonte deri pas zgjedhjeve lokale.

Të mërkurën doli rezultati final, atëherë përfundoi edhe mandati im. Kjo ishte një nga arsyet që u largova.

Arsye të tjera, publiku e ka ndjekur që ka qenë një kohë e vështirë për strukturën e PD dhe demokratët. marrëdhënie të tensionuara me pjesën tjetër të demokratëve.

Një dorëheqje nga drejtimi, është edhe një moment i kulturës politike

Ajo që ndodh në politikën shqiptare, janë zvarritje e alibira. Ishte e domosdoshme të jepja një shembull.

Kam dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi i grupit parlamentar. Sfida e PD ishte shumë delikate. E para ishte ajo që nga zgjedhjet edhe pse lokale, doza e politizimit ishte pashmangshme, për çfarë kishte ndodhur brenda nesh. Sfida ishte që PD të dilte gjallë, që mendoj e kaluam.

Sfida ishte të ruajmë nën PD me tiparet e karakteristikat tona, e qendrës së djathë, që ruaj raportet e saj emblematike me perëndimin, që ka forca brenda vetes të distancohet nga korrupsioni, që s’duhej të shndërrohej në një vorbull anti amerikane.

Rezultati i zgjedhjeve, pse ky rezultat i dobët dhe a e prisnit?

Alibeaj: Dolëm në vetëm 14 bashki. Kemi marrë 103 mijë vota, sipas meje është një rezultat jo fitues dhe askush nuk kishte shpresën e ëndrrën për të kundërtën pas 1 viti e gjysmë luftë brenda nesh. Sfida jonë nuk ishte fitorja në kuptimin klasik të saj. Paraqitja dinjitoze ishte sfida dhe të mbanim PD gjallë.

Rreziku kryesor i PD ishte të përthithej e ti mbivendosej rreziku që të shndërrohet të kishte në vete një fenomen non grata që mbante mbi vete sanksionet dhe qortimin si një parti e mykur e paaftë të gjente forcat për t’u rishpikur.

Sot ky rrezik nuk ekziston më, sidomos pas rezultatit të zgjedhjeve. 100 e ca mijë vota të demokratëve që e dinin që nuk garonim për fitore.

PD ka qenë në agresion nga brenda edhe nga jashtë me padrejtësitë që pushteti i bëri, me zvarritjen në çështje gjyqësore, me KQZ kundër, me mungesë financash e selie.

Situatë kjo aspak komfort.

Në Tiranë zoti Bejko u rendit i katërti. E prisnit një rezultat të tillë?

Alibeaj: Ne prisnim por kur flet populli duhet ta marrim si të mirëqenë.

Deri në 27 mars diskutonim me sa kandidatë do dilnim, situatë aspak e volitshme për t’u prezantuar në një fushatë 30 ditore.

Prisnim një sinjal të fortë nga demokratët për filozofinë e re që prezantuam, që e gjithë politika e vjetër e përfaqësuar nga Rama-Berisha-Meta, u ka kaluar koha.

Edhe fenomeni i zotit Qori ishte sinjal që qytetarët duan të lënë pas të vjetrën.

Fushata jonë u financua me thuajse zero lekë.

Mendoni që ky ishte vullneti i popullit? Nuk mendoni që zgjedhjet u vodhën?

Alibeaj: Arsyet duhet t’i shohim duke u nisur nga vetja, Por zgjedhjet janë prekur pa dyshim. U prekën në mënyrë masive nga qeveria. U shtuan pagat, pensionet, 516 mln euro tender ka bërë qeveria në vetëm 4 muaj, asfalti elektoral, patronazhistët…

Sipas të dhënave tonë nga terreni ka pasur fenomen të shitblerjes së votës, përdorim masiv i administratës gjithashtu.

Kjo nuk është një gjë e re, dhe pres që do të ndodhë edhe në të ardhmen. Ky vend nuk bën zgjedhje të lira, por kjo nuk do të thotë të gjejmë alibi.

Pritej nga Rama si një abuzues sistematik i zgjedhjeve.

 


Shtuar 20.05.2023 17:40