Sot në orën 10:30 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet mocioni 1/10 i deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetës Olta Xhaçka.
Mbledhja në fjalë u kërkua nga opozita, pas akuzave se bashkëshorti i Xhaçkës ka përfituar si investitor strategjik tokë në bregdet.