Sot pritet të diskutohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e Lindita Nikollës nga pozicioni i kryetares së Kuvendit.
Këshilli i Legjislacionit do të mbidhet rreth orës 11:00 në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.
Në mbledhjen e shkuar u caktua që kërkesa për shkarkimin e Nikollës do të votohet me shumicë të thjeshtë në seancë plenare.
Ndërkohë sot pritet që relatorët Gazment Bardhi nga krahu i PD dhe Etilda Gjonaj nga PS, të prezantojnë raportet që do t’i kalojnë Kuvendit për votim.
Sakaq kërkesa e PD-së për të shkaktuar Nikollës është cilësuar e pavlefshme nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Balla ka thënë se kërkesa e PD-së nuk qendron dhe se nuk do të pranohet.
Kërkesa e PD-së për të shkarkuar Nikollën, vjen pas tensioneve në seancën plenare të enjtes së kaluar.
Ku për pasojë u përjashtuan 10 ditë nga Kuvendi Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçin, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati, pasi kanë penguar zhvillimet në sencën e javës së kaluar parlamentare.
/albeu.com/