PD ia la zona të lira, Omonia dhe PBDNJ përcaktojnë kandidatët në 3 bashki për 14 majin

Partia Demokratike ka lënë si zonë të lirë 3 bashki në jug të vendit për aleatin e saj, PBDNJ.

Kreu i kësaj force politike, Vangjel Dule ka zgjedhur kandidatët për kryetarë bashkie që do garojnë në 14 maj.

Të lidhura

None found

Mësohet se gjatë mbledhjes së Këhsillit të Përgjithshëm të Omonias ditën e shtunë,  u përcaktuan 3 kandidatët për bashkinë e Himarës, Finiqit dhe të Dropullit.

Albeu.com mëson se për Bashkinë e Himarës është zgjedhur të garojë zoti Fredi Beleri, në bashkinë e Finiqit Leonidha Hristu si dhe në Dropull Anastas Maneka. I pranishëm në këtë mbledhje ishte dhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, i cili diskutoi me përfaqësuesit e Omonias në lidhje me zgjedhjet.

“Këshilli i Përgjithshëm i OMONOIA-s është mbledhur ku ne rend te ditës ishin zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit. Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi unanimisht kandidatët për kryetar bashkie OMONIA-PBDNJ për zgjedhjet e ardhshme në bashkitë Dropull-Pogoni, Finiq dhe Himarë ku në bashkinë Dropull-Pogon kandidat do të jetë z.Thanas Maneka, në bashkinë e Finiqit kandidat do të jetë z.Leonidhe Kristo dhe në bashkinë e Himarës z.Fredi Beleri.”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Omonias.

/Albeu.com.


Shtuar 23.01.2023 12:01