PD ende pa kryetar/ A do e pranonte drejtimin e partisë? Përgjigjet Tabaku

Partia Demokratike është ende pa kryetar, pasi Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar vetëm pak ditë pas humbje në zgjedhjet e 14 majit.

Sakaq sot PD-ja mbajti një mbledhje të grupit parlamentra të [artisë. Në përfundim të mbledhjes, deputetja Jorida Tabaku tregoi për mediet detaje nga diskutimi i demokratëve.

Ajo tha se duhet ende kohë për të analizuar situatën dhe për të dalë nga kjo krizë. Tabaku tha se u diskutua edhe për seancën e nesërme që do të mbahet në parlament.

Deputetja u pyet nga gazetarët nëse do ë jetë ajo në krye të PD-së. Sakaq ajo iu shmang pyetjes duke theksuar se është e rëndësishme që mos të përsëriten gabimet e së shkuarës, pa u nxituar.

Gjithashtu Tabaku njoftoi nisjen e një turi dëgjesash në të gjithë Shqipërinë, ku Partia Demokratike do të takohet me qytetarët për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Kujtojme se pas dorëheqjes së tij, Alibeaj tha se partia duhet të riorganizohet për t’u ndarë nga Sali Berisha dhe për të ndërtuar aleancë me potencial për zgjedhjet e vitit 2025.

Si rrjedhojë, Gazment Bardhi u zgjodh kryetar i grupit parlamentar pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj. Sakaq largimi Alibeajt ka sjellë në dritë skenarin për rikthimin e Lulzim Bashës. Burime bëjnë me dije se Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me të rinjtë e FRPD-së në një hotel në Tiranë.

/albeu.com/


Shtuar 24.05.2023 15:16