PD drejt nisjes së fushatës elektorale, Mediu pret Chris LaCivita: Me opozitën për një shans të madh

Vetëm pak orë para se Partia Demokratike të çelë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi i saj amerikan, Chris LaCivita, është pritur në një takim nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Në një postim në Facebook, Mediu ka shpërndarë një video të takimit, duke shprehur mbështetjen për bashkëpunimin:

“Është mirë që Chris LaCivita të kthehet në Shqipëri. Së bashku me Berishën dhe opozitën për një shans të madh.”

Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për opozitën, që sonte në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza” do të mbajë mitingun e parë elektoral, duke zyrtarizuar fillimin e garës për pushtet.

Chris LaCivita, një strateg i njohur politik amerikan dhe pjesë e ekipit të ngushtë të Donald Trump, po luan një rol kyç në menaxhimin e fushatës së PD-së, duke sjellë në Shqipëri një stil të ri të organizimit elektoral me frymë amerikane.


Shtuar 11.04.2025 18:15