Ditën e nesërme nis zyrtarisht fushata elektorale e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.
Ndërkohë, dy partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, që do të kandidojnë, kanë nisur përgatitjet që ditën e sotme.
Partia Socialiste do të mbajë takimin e hapjes zyrtare të fushatës në sheshin Skënderbej nesër në orën 18:00, ku do prezantohen 153 kandidatët për deputetë.
PD-ja gjithashtu po bën gati sheshin Nënë Tereza për takimin e parë elektoral zyrtar në kuadër të 25 prillit. Mësohet se në sheshin Nënë Tereza ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por megjithatë nuk janë ndalur punimet.