Pazaret për shitjen e votave LSI-së me pamje dhe zë: Më tha Monika ke takuar një diamant (VIDEO)

Në rrjet po qarkullon një video e kandidatit të LSI-së duke bërë pazare me votat. Në videon e transmetuar nga Breaking në Top News, shfaqet Edison Babo që flet për kryetaren e LSI-së, e cila thotë se më tha Monika ke taku një Diamant. Bëhet fjalë për një person me emrin Xuro.

“Më tha Monika ke taku diamant. Jam diamant. Ik fol me Moniken. Se do t’i mbushi ajo Monika veçse se ka thënë po. I mbushi këto tha. Se Xuri ia merr kalamajt nuk i sheh më Monika. Me mua nuk kalojnë ato shok. Mori bodigardin e Berishës në tel, Ermalin. Mali si je. Ai o Xurro ku je mo, do të ndihmojë vëllai. I thotë Xurri sa më premto? Njëmijë i thotë. Thua Doktorit ka thënë Xurri njëmijë po në të gjithë Shqipërinë.
Gëzim i madh, andej nga treshi bëhet nami , për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë të votojnë”, thotë Babo.

Edison Babo: Po mos bo premtime, thuj më mirë po fitova hajde takoje atë Monikën. A kupton? Po të fitoj hajde tako Monikën.
Qytetari: Më mirë mo.
Edison Babo: Xurooo më doli te dera mu, hë mor burr, hajde vllai tem, hë mo çfarë thotë Monika? SI janë ata çifti lumtur? Mirë i thotë Xurri. Më tha Monika ke taku diamant? Po të thash mo Xuro, jam diamant unë mo Xuro. Po tha që duhet me e mbajt fjalën.
Mua po më the po… mos e bo mo. Unë nuk të them mo, a do e bësh. Po fike telefonin, fike ti. Nuk të kërkoj unë mo ty. Jo, jo, nuk ke më vlera ti si njeri me mu. Prandaj të thashë unë ik fol me Monikën, çfarë të ka thënë. I tha Etioni më ka thënë Monika kshu.
Ti kishte qen ortak me Taçi Oil, 50 me 50. Qenfe tha dhe 50 me 50 me Paulin Gegën. Se Xuka është aksionet te Paulin Gega 50 me 50 te nafta.
Qytetari: Te nafta po
Edison Babo: Më ka thënë Monika që ti je 50 me 50 te Paulin Gega. Po. Në qoftë se fitojmë zgjedhjet do shkosh ta takosh vetë Monikën. He pra vllai tem.
Qytetari: Këtu më dil
Edison Babo: Tashi je i nderum, i respektum. Unë e kam me ty, faleminderit që mi ke bë të falat. Vetëm kaq. Ti je shok i atij, Fatin kur ta takosh në rrugë të jap dorën. As nuk të kërkon nder, as mos u ni fare. Se tashi ta dha ajo. Se do ti mbush ajo Monika, veçse se ka thënë po. I mbushi kto tha.
Se Xuri ia merr kalamajt, nuk i sheh më Monika. Me mua nuk kalojnë ato shok. Morëm kallamar e nga një verë. Një të marr badigardin e Sali Berishën në telefon, Ermalin. Maliii, hë mor vllai tem si je? Ai o Xuro ku je më? Hiç te shtëpia. E i them si është gjendja andej?

Shtuar 23.04.2021 11:04