Pasuri e ardhur nga krimi, Prokuroria e Durrësit sekuestron pronat e të dënuarit për trafik droge

Shtetasi S.Gj rezulton i dënuar në Shqipëri dhe Itali për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”.

Ai akuzohet për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

Shtetasi në fjalë, ka ushtruar aktivitet të paligjshëm dhe me Vendimin të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë së një herë.

Policia gjyqësore ka kryer hetime dhe janë siguruar prova e fakte, se shtetasi S.Gj. dhe familjarët e tij, kanë në pronësi pasuri që nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe se ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova e fakte që këto pasuri rrjedhin nga veprimtaria e paligjshme e kriminale të shtetasit S.Gj, për të cilat është kërkuar vendosja e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive bazuar në nenin 174 të Kodit Procedurës Penale.

Investimet e realizuara në fushën e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të kryera nga shtetasi S.Gj. dhe familjarët e tij, nuk justifikohen nga të ardhurat e tyre dhe diferenca e pajustifikuar nga burime të ligjshme është në shumën rreth 30 milionë lekë.

Janë bërë verifikime dhe ka rezultuar se Gjykata e Milanos në Itali, e ka dënuar shtetasin S.Gj, me 24 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale të “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndeve narkotike” dhe Zyra e Interpol Tiranë e ka shpallur në kërkim me qëllim ekstradimin e shtetasit S.Gj. në Itali.

Për këto arsyeGjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive për pasuritë:

Banesë me 2 (dy) kate dhe garazh me sipërfaqe ndërtimi prej 150 m2, e ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga shtetasi S.Gj me vendndodhje në Shijak;

Lokal “Njësi” me 1 (një) kat, i ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga A.Gj. me vendndodhje në Shijak, me sipërfaqe ndërtimi 96 m2;

Tokë “Arë” me sipërfaqe 4.000 m2 në fshatin Lalëz-Njësia Administrative Ishëm të rrethit Durrës;

Tokë “Arë” me sipërfaqe 2.000 m2, në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës; dhe

Tokë “Arë” me sipërfaqe 2002 m2 e ndodhur në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës./albeu.com


Shtuar 8.05.2024 10:25