Një familje kineze në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, akuzohet se pastronte paratë e bandës shqiptare të drogës.
Atyre do u duhet të dorëzojë dy pronat e saj me vlerë më shumë se 1.6 milionë paund (2.2 milionë dollarë) në Londër, për shkak se mamaja kishte pranuar të pastronte para për një bandë shqiptare.
Sipas hulumtimeve të policisë dy shtëpitë ishin të lidhura me pastrimin e parave të një bande shqiptare të drogës, për të cilat shtetasja me kombësi kineze, Fen Chen, u dënua me 6 vite burg në 2017-n pasi u shpall fajtore, raporton Ora Neës.
Hetuesit zbuluan se grupi i kriminal i organizuar i kishte dhënë zonjës Chen më shumë se 1,8 milionë paund para në dorë.
Ajo u arrestua pasi kishte pranuar një pako me para nga një shqiptar i identifikuar si Fation Koka, me vlerë 300 mijë paund, në një vend parkimi.
Edhe Koka u arrestua gjatë atij operacioni policor.
Një “çmenduri”, shikoni perlën për golin e vitit. E shënon në Francë nga 60 metra
Mësohet se kinezja vendoste vazhdimisht shuma të mëdha parash në llogaritë e të birit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Shuyu Cao.
Ky i fundit kishte marrë më shumë se 800,000 £ në llogaritë e tij përmes bankave në të gjithë vendin.
Një kontroll në shtëpinë e tij zbuloi një valixhe metalike që mbante 60,000 £, duke nxitur një hetim të ri për burimin e parave.
Oficerët gjetën gjithashtu fotografi në kompjuterin e tij të tufave të parave dhe dy kartëmonedhave të grisura, një pajisje e njohur e përdorur nga pastruesit e parave./albeu.com/