Pastronin paratë e Cosa Nostras, SPAK jep pretencën për kunatin dhe ish-truprojën e Rezart Taçit: Të konfiskohen mbi 18 milionë eurot

Sot është zhvilluar seanca e radhës gjyqsore për çështjen e pastrimit të parave nga Rezart Taçi, kunati Artur Balla dhe shoferi i tij Bledar Lilo. Të tre akuzohen se do të pastronin në Shqipëri miliona euro të mafias italiane.

Kujtojmë se vetë Rezart Taçe është në arrati.

SPAK ka deklaruar shpalljen fajtor kunatin e Taçit, Artur Balla dhe e ka dënuar me 13 vite burg. Për shkak të zhvillimit të procedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit, si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit Artur Balla me 8 vjet e 8 muaj burgim.

Ndërkohë për shoferin Bledar Lilo SPAK ka kërkuar 12 vite burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Lilo për veprat penale që është akuzuar dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim. Për shkak të zhvillimit të procedurës së gjykimit të shkurtuar, ulet 1/3 e dënimit, si rrjedhim është kërkuar përfundimisht dënimi i të pandehurit Bledar Lilo me 8 vjet burgim.

Gjithashtu është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i shumës monetare prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milionë, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e dyzet një, pikë pesëdhjetë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare në emër të Francesco Zummo, në Bankën Alpha, Tiranë, të sekuestruara gjatë fazës së hetimit paraprak nga Prokuroria e Posaçme.

Çështja penale në ngarkim të të pandehurit Rezart Taçi është ndarë gjatë fazës së seancës paraprake dhe do të gjykohet si çështje penale më vete, për shkak se ky i pandehur është në mungesë dhe duhet të kryhen procedurat e nevojshme të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale për të pandehurit që gjykohen në mungesë.