Pas paralajmërimit të Ramës ndaj biznesëve që po shfrytëzojnë bregdetin pa të drejtë ligjore, policia ka nisur askion përgjatë vijës bregdetare.
Edhe policia e Vlorës ka nisur sot aksionin për heqjen e çadrave dhe shezlongëve.
Ndërkohë drejtoresha e aseteve publike, Sonel Haxhiraj tregon sa subjekte kanë marrë leje deri më tani dhe sqaron procedurat që duhet ndjekur deri në miratimin përfundimtar për përdorimin e hapësirës së rërës.
“Subjektet tashmë e kanë kryer aplikimin, pasi është hapu faza e parë që prej 17 majit deri në 5 qershor. Janë kualifikuar deri tani nga GTSHA pranë Ministrisë së Turizmit, 153 subjekte, të cilëve u ka ardhur miratimi paraprak. Pasi marrin këtë miratim në parim, duhet të drejtohen pranë drejtorisë Vlorë, me mandat pagesën.
Deri në momentin e lidhjes së kontratës, subjektet duhet të kenë e-malin e miratimit në parim dhe pagesën e kryer në bashki. Më pas, do të njoftohen nga agjencia kombëtare e bregdetit për të dorëzuar këto dokumente, së bashku me kontratën e vëzhguesit të plazhit për të përfunduar procedurën e lidhjes së kontratës”.
Njëkohësisht, aksioni po vijon dhe në Durrës e Velipojë. /albeu.com/