Pas Vlorës, FNSH mësyn me kontrolle blic në Lushnje

Mbrëmjen e sotme Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle të befasishme në qytetin e Lushnjes, në lokale, banese, rrugë e automjete.

Mësohet se prej disa orësh FNSH, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariatit të Policisë Lushnjë po zhvillojnë kontrolle të shumta në lokale, rrugë, automjete, si dhe në disa fshatra në objekte të braktisura dhe tunele.

Kjo gjë bëhet pas disponimit të informacioneve se mund të strehohen persona të shpallur në kërkim.

Një ditë më parë kontrollet u ushtruan në Vlorë ku u vu në pranga një person, ndërsa u sekuestruan dy armë zjarri.  /albeu.com/

 

 

 

Shtuar 27.03.2021 09:03