Ka përfunduar numërimi i votave në njësinë administrative të Paskuqanit, ku është shpallur fituese PD me 8835 vota, ndërsa PS ka marrë 6663 vota, teksa LSI numëron 1089, ndërsa PSD 786 vota.
Ka qenë një proces i qetë që në votim, por me ritme shumë të shpejta ka vijuar numërimi, ku është shpallur fitorja e PD, nga kandidati i kësaj njësie, Flamur Noka.
Një situatë tërësisht e qetë, pa incidente në zonën e Paskuqanit, por edhe në tërësi në të gjithë bashkinë e Kamzës.
Pjesëmarrja ka qenë më e lartë se e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017./tch