“Pasaporta e artë shqiptare”, Berisha: Një kanal i zi për të larë narko-eurot e trafikantëve të rajonit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme me gazetarët, ka reaguar ashpër për dhënin e pasaportave për investitorët që duan të investojnë në Shqipëri.

Sali Berisha:

Ai e ka cilësuar këtë si mekanizmin e fundit të shtrimit të Shqipërisë në parajsën e drogës dhe krimit rajonale botëror.

“Jam sot për të deklaruar në emër të PD, se pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje: narkotrafikant dhe kriminel të të gjithë rajonit, Evropës dhe botës bashkohuni në Shqipëri. Pasaporta e artë, në vendet ku shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur nga ato qeveri dhe vende për të thithur invesitme të huaja. Kurse pasaporta e artë në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, Shqipëri, është kanal i zi për të larë narko eurot e trafikantve të pashpirt të rajonit, Evropës e botës në Shqipëri, një kanal i zi për paranë toksike të bosëve të drogës dhe krimit, para e cila me kullat monumente nacionaliste korruptive si i ka qujtur shtypi ndërkombëtar në Tiranë po shkatërron pamjen, urbanistikën trafikun e mjedisjin e saj”, tha Berisha.


Shtuar 19.08.2022 12:36