Pas vizitës në Tiranë, Putin një letër për Vuçiç

residenti serb Aleksandar Vuçiç ishte në Tiranë për takimin me Ramën dhe Zaev në kuadër të bisedimeve për “Ballkanin e Hapur”. Por nga ana tjetër një letër i ka shkuar në zyrë Vuçiçit nga ana e Presidentit rus, Vladimir Putin.

Ky i fundit i shkruan se  mbështetet në vazhdimin e një dialogu konstruktiv me të dhe në bashkëpunim të ngushtë për çështje aktuale të agjendës dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.

Letrën e Putinit, drejtuar Vuçiçit, e dorëzoi ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Bochan Kharchenko, në një takim të mbajtur të mërkurën në Presidencën e Serbisë.

“Dialogu midis Rusisë dhe Serbisë korrespondon me interesat themelore të popujve vëllazërorë dhe kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë në kontinentin evropian”, shkroi Putin në letër. Putin po ashtu tha se bisedimet e tij me Vuçiçin në Soçi të Rusisë konfirmuan plotësisht forcën e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë.


Shtuar 22.12.2021 21:24