Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar kanë nisur vizitën e tyre zyrtare në Beograd. Ata janë takuar fillimisht me Peter Petkoviç. Ndërkohë mediat serbe shkruajnë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është takuar me të dërguar special të BE për dialog Miroslav Lajçak.
Takimi nisi në orën 17:00 në godinën e Presidencës, gjithashtu do të takohet edhe me përfaqësuesin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Të lidhura
None found
Lajçak dhe Escobar zhvilluan gjithashtu takime me zyrtarë nga Kosova, ku kanë biseduar me përfaqësuesit e institucioneve të Prishtinës, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës./albeu.com
