Kina: Do të forcojmë tregtinë me Rusinë, synojmë të përmirësojnë marrëdhëniet ekonomike

Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike tregtare. Kështu është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë Shu Jueting.

Ndërkohë sipas vlerësimeve të Moskës vëllimet e tregtisë dypalëshe do të arrijnë një rekord të ri prej 165-170 miliardë dollarë në vitin 2022, shkruajnë mediat e huaja.

“Tregtia kino-ruse deri më tani ka ruajtur një vrull rritjeje dhe “ne do të vazhdojmë të punojmë për të promovuar shkëmbimet normale ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve”, ka thënë më tej ajo./albeu.com