Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa bëjnë thirrje për ndryshim. Më pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit. Kujtojmë që kjo është dita e nëntë e tubimit qytetarë, ndërsa numri i protestuesve sa vjen dhe rritet.
“Nesër më Shumë”, “Revolucion”, “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Opozita jemi ne”, këto kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar tubimin e tyre madhështor.
Të lidhura
None found
Protesta nisi në orën 18:00, ku fillimisht protestuesit u mblodhën në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas nisën marshimin e tyre drejt Kryeministrisë. Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë folur në podiumin e vendosur para kryeministrisë, ndërsa thirrjet e tyre i ka bashkuar qëllimi i përbashkët: anulimi i projektit të Zvërnecit dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
