Edhe Irani i jep “leksion demokracie” Ramës: Sa të shkruani akuza të pabaza kundër Iranit, dëgjoni popullin tuaj!

Marrëdhënia diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit ka marrë një kthesë të papritur pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ndaj shtetit iranian. Pas akuzave për sulme kibernetike, ka ardhur reagimi i ministrit të jashtëm iranian, Esmaeil Baqaei i cili i është kundërpërgjigjur me tone sfiduese dhe të drejtpërdrejta.

Në një postim në X, zyrtari ka hedhur poshtë akuzat e palës shqiptare, duke i cilësuar ato si një tentativë për të shmangur vëmendjen nga situata e brendshme në Shqipëri. “Qetësohuni, zoti kryeministër. Ishit JU, zotëri, që e nisët këtë.”, shkruan ministri.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se, në vend që kryeministri të shkruajë një pamflet të gjatë të mbushur me akuza të pabaza kundër Iranit, duhet të angazhohet në dëgjimin e popullit shqiptar që po kërkon dorëheqjen e tij rrugëve të Tiranës.

Deklarata e Ministrit iranian:

“Qetësohuni, zoti kryeministër. Ishit JU, zotëri, që e nisët këtë. Pra… duhet të përballeni me muzikën! Do të ishte më e mençur të tregonit pak respekt për inteligjencën dhe gjykimin e popullit tuaj, si një komb me kulturë të pasur dhe histori krenare. Ata janë mjaftueshëm të mprehtë për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta. Nëse zgjidhni të shisni sovranitetin tuaj kombëtar, ky është vendimi juaj. Nuk na detyroheni një shpjegim. Por kur përballeni me zemërimin dhe kritikat e publikut tuaj, ju lutem mos i përdorni të tjerët si një kurban të përshtatshëm për t’i shpëtuar llogaridhënies. Në vend që të shkruani një pamflet të gjatë të mbushur me akuza të pabaza kundër Iranit, merrni një moment për të dëgjuar popullin tuaj që po brohoret në rrugë: “Jo korrupsionit!” “Duam të drejtë!” “Rama ik!”, shkruan ministri.


Shtuar 9.06.2026 21:01

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbet