Kosova do të presë sot grupin e parë të afganëve që kanë lenë vendin e tyre për tu strehuar në tokat shqipfolëse.
Ata pritet të mbërrijnë sot, në orën 19 në aeroportin e Prishtinës.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur ndonjë informatë shtesë për vendstrehimin e tyre por kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2 mijë qytetarë afganë.
Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për Viza të Veçanta Imigruese (SIV) – të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë familjet e tyre”.
Kujtojmë se ndërkohë që Kosova pret grupin e parë të afganëve, Shqipëria priti sot grupin e tretë të tyre./albeu.com