Pas Shijakut Meta “zbret” në Vorë: Duhet të votojnë të gjithë të lirë

Presidenti i Republikës Ilir Meta pas Shijakut u ndal edhe në Vorë në vijim të turit që ka paracaktuar sot në disa qarqe të nxehta të vendit, ku u informua për ecurinë e procesit të votimit edhe në këtë qytet.

Këshilltari i Presidentit për pushtetin lokal, Ylli Asllani, i cili ka dalë në terren me autorizim të KQZ-së për të monitoruar procesin, informoi kreun e shtetit dhe tha se nuk ka pasur tensione deri tani.

Nuk ka pasur ndonjë tension’.

“Po mirë shyqyr“, tha Meta.

“Ka një moment që ardhja ose zotimi në krahasim me 2017 ka njohur një ngritje“, u shpreh këshilltari.

“Duhen patjetër ngritjet duhet të votojnë të gjithë të lirë sipas bindjes së tyre, shumë mirë, për cdo gjë më thoni”, iu përgjigj Meta.

 

 


Shtuar 25.04.2021 13:20