Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vladimir Putin pak orë pas pjesëmarrjes së tij në takimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Pragë. Sipas njoftimit të presidencës turke , Erdogan dhe Putin diskutuan për çështje që do të përmirësojnë marrëdhëniet Turqi-Rusi, ndërsa në rendin e ditës ishin edhe zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë .
Në të njëjtin njoftim, Rexhep Tajip Erdogan përsëriti se është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet për zgjidhjen paqësore të çështjes së Ukrainës për të mirën e të gjithëve, shkruajnë mediat greke.