Pas ndarjes nga i dashuri, Efi shfaqet e vetme në rrugët e Tiranës! Pushimet single në Monako (FOTO)

Efi Dhedhes ishte një nga emrat më të përfolur gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Vip 2, për shkak të debateve dhe polemikave të shumta ku ishte protagoniste por edhe shoqërisë me Luizin.

Edhe pas përfundimit të aventurës, Efi vijon të jetë në qendër të medieve rozë.

Së fundimi ajo është fotografuar në rrugët e Tiranës.

E veshur casual dhe krejt e vetme, e gjithë vëmendja e Efit ka qenë te telefoni.

Së fundmi, finalistja e BBV zgjodhi Monakon për tu relaksuar.

Por, teksa të gjithë prisnim ta shihnim me partnerin, ajo ka zbuluar se në fakt me të në udhëtim ka pasur mikesha.

Tashmë edhe ditët e saj në Tiranë janë single, ku kohën e kalon e vetme apo me mikeshat e saj.

Gjatë eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes ka rrëfyer se ishte në një lidhje dhe se i dashuri i saj ishte me profesionin ekonomist dhe se ajo e thërriste “Genco”.

Por, në momentin e rifutjes për herë të dytë në BB VIP, në media u aludua se romanca mes tyre kishte marrë fund, nisur dhe nga fakti se ajo nuk e përmendi më.

Madje ajo i është shmangur edhe një pyetjeje në lidhje me të dashurin e saj. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram është pyetur: “Je e lumtur me çdo gjë që deri tani çfarë ke arritur? Dhe a je akoma me të dashurin?”

Përgjigjja e Efit ishte: “Normal që jam pafund e lumtur, por mund të themi se tani është një cikël i ri i jetës, që do të thotë, në momentin që ti e arrin diçka, për mua aty nis gjithçka, nuk është ajo rruga deri tek arritja, është rruga që ti do bësh për ta mbajtur të gjithë këtë. Kështu që, ka të mira, por ka edhe gjëra të këqija.”

Ndërkaq pas Monakos, Efi ka zgjedhur jugun e vendit për të pushuar, këtë herë me Mikelën. E duket se krisja në lidhjen e saj ka qenë e pariparueshme, duke na bërë të mendojmë se në fakt, dyshja tashmë i ka dhënë fund kësaj lidhjeje.


Shtuar 13.08.2023 13:09